Sociale

Sociale Më shumë

Kopshti Xixëllonjat organizoi programin përmbyllës të këtij viti shkollor

Prej tvteuta29 June 2019

Në Qendrën për Kulturë, Kopshti Xixëllonjat organizoi programin përmbyllës të këtij viti shkollor dhe me këtë rast u bë edhe shpërndarja e diplomave për parashkollorët e këtij kopshti që do të ulen këtë vit për herë të parë në bankat shkollore.

Programi me moton : Gati, për stacionin e rradhës , shpalosi para publikut një larmishmëri pikash artistike të cilat dhuruan shumë emocione për publikun në sallë.

Suela Kaca, deklaroi e entuziazmuar  për Tv Teuta që janë shumë të kënaqur me arritjet e këtij viti shkollor që për Xixëllonjat shënoi edhe një zgjerim të kapaciteteve të këtij kopshti dhe frekuentimin e kopshtit nga një numër më i madh nxënësish.

Kopshti  Xixëllonjat tashmë ka filluar rregjistrimet për këtë vit shkollor dhe premton se  do vazhdojë në hapat e deritanishëm.