Sociale Më shumë

Kopshti “Arushi Pu” organizon aktivitete kreative online

Prej tvteuta17:02, 16 Prill 2020

Me mbylljen e shkollave të gjithë jemi gjetë në një situatë të pazakontë,izolimi nëper shtëpija ka ndikuar në jetën tonë të përditshme tek ne,e sidomos tek të vegjëlit, thot drejtoresha e kopshtit “Arushi Pu” z.Lindita Lika.

E kemi parë të domosdoshme të vazhdojmë lidhjen me fëmijët e kopshtit.Jemi organizuar shumë shpejt me shoqaten e kopshteve private,ku me datën 23Mars kemi filluar me aktivitetin online,me qëllim që të vazhdojmë lidhjen me fëmijët tonë,një lidhje që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre individual dhe të jenë ne një kontinuitet të vazhdueshëm.
Fëmijët e kanë pranuar shumë mirë edhe këtë mënyrë komunikimi,nga ana tjetër ne jemi lidhur edhe më fort me prindër dhe jemi bërë një familje e madhe,ku aktivitetet realizohen me mbështetjen e tyre.Me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për të punuar me vogëlushët,na bënë të mundur që shkolla edhe ne këtë situatë izolimi të ndriçoj përmës lojës së lirë,artit,lëvizjeve,ngjyrave magjike.
Jemi të lumtur që aktivitetet tona u bënë si shembull edhe për fëmijët dhe vogëlushët tjerë.
Jemi pjesë edhe e projektit eTwinning ”Çdo gjë do të rregullohet”,që ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve të Italisë,me anë të ilustrimeve,ndërsa tani do të marrim pjesë po në këtë projekt me rastin e ditës së Planetës dhe me rastin e ditës botrore të librit.

Drejtoresha e kopshtit “Arushi Pu” sygjëron që ti përkushtohemi njëri tjetrit,e sidomos popullatës më të vogël,të zbavitemi,të jemi të lumtur sepse prindërit e lumtur,fëmijët edhe më të lumtur.

  • 1

    Radio