Slider Më shumë

Koprivica: “Arrestimi i Stojanoviqit është tregues se shteti ishte i kapur në kthetrat e krimit të organizuar”

Prej tvteuta15:42, 18 Nëntor 2023

Zëvendëskryeministri Momo Koprivica tha se e mirëpret aksionin e Departamentit të Policisë Speciale dhe Prokurorise Speciale te Shtetit, në të cilin u arrestua ish-drejtori i Administratës së Policisë, Slavko Stojanoviq dhe theksoi qe fakti se drejtorët e fundit policorë nga koha e qeverisjes së DPS-së tani janë në Burg është treguesi më i mirë se edhe shteti ishte i kapur në kthetrat e krimit të organizuar.

“Stojanoviq ka një pronë të madhe dhe ka regjistruar vetëm një banesë prej 89 m2. Prandaj na duhet Ligji për prejardhjen e pasurisë, që kriminelët e tillë dhe të ngjashëm të dalin para drejtësisë, por edhe të konfiskohet kapitali i tyre për tentativa dhe aktivitete të reja kriminale”, tha ai.

Përshpejtimi i miratimit të atij akti, siç thotë ai, do të jetë prioritet, për të arritur përfundimisht atë ligj të drejtë.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do të ketë mbështetje të plotë dhe më në fund po kalohet nga premtimet në vepra. Në këtë kuptim kemi marrë masa konkrete, Qeveria tashmë në seancën e dytë ka vendosur një plan konkret dhe sipas konkluzionit tonë një grup pune po përgatitet për realizimin e përshtatjes së objektit të vjetër qeveritar për nevojat e Departamentit të Policisë Speciale dhe Prokurorise Speciale te Shtetit”, thotë Koprivica.

  • 1

    Radio