Ekonomi Më shumë

Koodinatori i Agjencisë turke Tika vizitoi Ulqinin

Prej tvteuta14:59, 16 Maj 2019

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti  Koordinatorin e Agjencisë turke për zhvillim Tika Enver Resulogullari dhe Kryeimamin e Bashkësisë Islame të Ulqinit Ali Efendi Bardhi . Në takim u fol për pengesat që po përcjellin realizimin e projektit  të hamamit dhe xhamisë së Namazgjahit. Kryetari Nrekiq kërkoi nga bashkëpunëtorët të angazhohen që në një afat sa më optimal këto objekte  të trashëgimisë kulturore , pasuri  brezash të vihen  në funksion. Në takim u tha që pëlqimet duhet dhënë  nga organe rrepublikane, andaj  Koordinatori i Tika-s Enver Resulogullari inicoi  takimin e përbashkët me zyrtarë të institucioneve përkatëse. Edhe në takimin e sotëm u veçua bashkëpunimi  ndërmjet Tikë-s dhe Komunës së Ulqini sidomos drejt mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.  

  • 1

    Radio