Kontrolli i pasurisë dhe stilit të jetesës së punonjësve të policisë është një nga prioritetet
Prej tvteuta14:12, 9 Nëntor 2023
Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për rrugën e politikës së jashtme të Malit të Zi, respektimin e vendosur ndaj detyrimeve ndërkombëtare, partneritetin në NATO, si dhe luftën e vendosur kundër strukturave mafioze dhe kriminale që minojnë themelet e shoqërisë sonë, tha zëvendëskryeministri Aleksa Beçiq një takim me ambasadorin Barish Kallkavan të Turqisë në Mal të Zi.
“Që vizioni ynë të bëhet realitet, të gjitha njësitë organizative në sektorët e sigurisë duhet të veprojnë në një sinkronizim të përsosur”. Për këtë arsye, nga Ministria e Punëve të Brendshme është kërkuar që të bëjë një analizë të plotë të të gjitha segmenteve të saj, shkallën e realizimit të detyrave të përcaktuara, si dhe progresin në iniciativat legjislative dhe strategjike që na çojnë drejt integrimit evropian”, tha Beçiq.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, Beçiq ka insistuar në një analizë të thellë të aktiviteteve të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, duke përfshirë një vlerësim të detajuar të rregullores për kontrollin e pasurisë, të ardhurave dhe stilit të jetesës së policëve.
Zëvendëskryeministri theksoi se pastrimi i Ministrisë së Brendshme nga çdo ndikim i paligjshëm i politikës dhe strukturave mafioze nuk është vetëm një synim, por edhe imperativ.
“Rregullorja për kontrollin e pronës dhe stilit të jetesës së punonjësve të policisë bëhet detyrë prioritare, duke reflektuar përkushtimin tonë për transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi”, tha Beçiq.
Ambasadori turk thekson se sot shënohet një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Janë bërë përparime të rëndësishme dhe tani ka ardhur momenti që ky bashkëpunim të forcohet duke formuar grupe pune në sektorë kyç si turizmi, shëndetësia, bujqësia dhe arsimi. Kjo qasje, e cila përfshin institucionalizimin e marrëdhënieve tona, është një model i dëshmuar suksesi që Mali i Zi e ka tashmë me shumë kompani të njohura turke”, theksoi ambasadori.
Siç është paralajmëruar, zëvendëskryeministri është shprehur i kënaqur për takimin, duke konfirmuar se investimet nga Turqia vlerësohen shumë dhe janë me përfitim të madh për Malin e Zi.