Aktuale Më shumë

Konjeviq në takimin ministror të vendeve të NATO-s

Prej tvteuta09:14, 15 Qershor 2022

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq do të marrë pjesë sot dhe nesër në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në formatin e Ministrave të Mbrojtjes (NAC), që po mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

U njoftua se ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate do të diskutojnë rëndësinë e forcimit të partneriteteve, në radhë të parë me Bashkimin Evropian (BE), si një element i rëndësishëm që kontribuon në forcimin e kohezionit dhe ofrimin e një përgjigje vendimtare ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Siç thuhet, në takim do të shkëmbehen përvojat për përmbushjen e detyrave nga agjenda e Aleancës, me qëllim të përmirësimit të sistemit të mbrojtjes kolektive.

“Përfundimet nga takimi i ministrave të mbrojtjes do të jenë një bazë e mirë për marrjen e vendimeve që do të drejtojnë punën e mëtejshme dhe në pritje të samitit të ardhshëm që do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid”, thuhet në deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

  • 1

    Radio