Konjeviq kërkon reagimin e Prokurorisë
Prej tvteuta12:00, 9 Janar 2019
Deputeti i Partisë Socialdemokrate Rashko Konjeviq, ka kërkuar që Prokuroria të ndërmarrë masa verifikuese ndaj deklaratave të kryetarit të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se Konjeviq është person i padeshiruar në vendet ku jetojnë shqiptarët. Konjeviq këto deklarata i ka quajtur si kërcënime por nuk do të bëjë padi ndaj Gjeloshaj pasi pret që për këtë të ketë reagim nga vetë Prokuroria.  Komentet e Gjeloshaj ndaj Konjeviq kanë ardhur pasi ai nuk përkrahu ndryshimet e ligjit për rendin publik, me të cilat shqiptarët nuk do të dënoheshin për përdorimin e simboleve kombëtare.