Kongresi i PDS me 30 nëntor?
Prej tvteuta09:55, 17 Korrik 2019
Kryesia e PDS-së në Mal të Zi ka propozuar 30 nëntorin për mbajtjen e kongresit të radhës së partisë, propozim i cili do të shqyrtohet nga Këshilli Qendror në mbledhjen e cila planifikohet të mbahet deri në fund të korrikut. Në këtë mbledhje, përveç datës do të caktohet edhe numri i delegatëve në kongres, statuti i partisë, raporti i punës si dhe programi për katër vitet e ardhëshme.
Në të njëjtën kohë Këshilli Qendror do të propozojë edhe kandidatët për kryetar, Këshillin Qendror dhe zv.kryetarin e partisë.