Kongresi i PDS-se: 5 nga Ulqini dhe 4 nga Tuzi në Këshillin qendror
Prej tvteuta10:18, 2 Dhjetor 2019
Ditën e shtunë në Podgoricë u mbajt kongresi i VIII zgjedhor i Partisë Demokratike të Socialistëve. Përveç zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të partisë, në të cilët poste përsëri u konfirmuan Millo Gjukanoviq dhe Dushko Markoviq, delegatët votuan edhe për antarët e ri të Këshillit qendror. Në këtë organ prej 146 antarësh, u zgjodhën tre anëtarë nga Ulqini, Bojan Gjakonoviq, Majlinda Duraku dhe Pavle Marnikoviq, si dhe tre anetare nga Komuna e Tuzit, Nikolle Gegaj, Mirza Pepiq dhe Elvir K.ajosheviq Me automatizëm në këtë organ janë edhe kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe deputetet Luigj Shkrela dhe Halil Dukoviq.