Aktuale Më shumë

Konfirmohen njoftimet. Në shtator parti e re, themeluesit ish zyrtarët e PSP

Prej tvteuta17:34, 16 Gusht 2023

Ashtu edhe siç u përfol në muajt e kaluar, Mali i Zi së shpejti mund të bëhet me një subjekt të ri në skenën politike. Themelimi i saj pritet të shpallet diku ka mesi i shtatorit, dhe se themeluesit e saj janë ish-zyrtarë të PSP-së.

Partia e re do të quhet Lëvizja e Qytetarëve të Lirë “Përpara” dhe do të fokusohet në politikën e qendrës, ekonominë dhe zhvillimin e Malit të Zi. Siç shkruan portali i RTMZ, ndër themeluesit janë Nebojsha Vuksanoviq, Marko Kovaç, Danijela Gjuroviq, Miomir Vojinoviq, Andrija Qetkoviq, Aleksandar Damjanoviq dhe Vuk Kadiq.

Platforma politike e lëvizjes së re do të prezantohet në mesin e shtatorit në Podgoricë. Zyrtarët e lartpërmendur nuk kanë qenë në listën zgjedhore të PSP-së në zgjedhjet parlamentare pasi kanë refuzuar kandidaturat e ofruara. Disa nga themeluesit e partisë së re ende mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë aktuale.

  • 1

    Radio