Konfirmohen 2 raste me koronavirus në Mal të Zi
Prej tvteuta21:06, 17 Mars 2020

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në konferencën e jashtëzakonshme për media konfirmoi rastet e para të koronavirusit në vend.
Bëhet fjalë për dy gra të datëlindjeve 1948 dhe 1973. Njëra është nga Podgorica kurse tjetra nga Ulqini të cilat kanë ardhur nga Spanja dhe SHBA.
Sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe nën kontroll.