Sociale Më shumë

KONFERENCE KONSULTATIVE LIDHUR ME PILOT PROJEKTIN PER MENAXHIMIN E LUMIT BUNA

Prej tvteuta23:59, 6 Shtator 2015

Ne Ulqin me daten 7 shtator ne hotelin Otrant do te mbahet takimi përfundimtar konsultativ lidhur me Planin e Menaxhimit të Burimeve të Integruara për lumin Buna. Takimi është organizuar nga Ministria e Mjedisit te Republikes se Shqiperise, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit e Malit te Zi, Komuna e Ulqinit, dhe disa organizatat te tjera te medha qe merren me kete ceshtje. Qëllimi i planit është të mbështesë përpjekjet e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi për të përmirësuar menaxhimin e integruar të mjediseve natyrore dhe antropogjenike në zonën e lumit Buna. Plani është aplikimi i parë pilot i një kuadri të ri të Metodologjisë Integruese e zhvilluar nga organizatat partnere për të ndihmuar në menaxhimin e integruar të zonave bregdetare, pellgjet e lumenjve dhe akuiferet në Mesdhe. Në konferencë do të marrë pjesë edhe Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq.

  • 1

    Radio