Sociale Më shumë

Konferencë e ndërmarrjeve komunale të Malit të Zi

Prej tvteuta16:19, 21 Prill 2017

Sot në hotel Albatros u mbajt konferenca e radhës e Shoqatës së ndërmarrjeve komunale të Malit të Zi, në të cilën tematikat kryesore ishte përgatitjet për sezonin turistik , puna në azilët per qejtë si dhe tema të tjera me rëndësi. Drejtori i kësaj shoqate Borivoje Boniq, tha për televizionin Teuta se vetë qëllimi i ekzistimit të saj është zgjidhja e përbashkët e problemeve të ndërmarrjeve komunale në nivel vendi dhe përmirsimi i shërbimit të tyre.

Drejtori i ndërmarrjes komunale të Ulqinit Skender Kaleziq, tha se temat e diskutuara janë të përbashkëta për çdo qytet, sidomos ato bregdetar, dhe në të cilët në këtë periudhë ka angazhim  më të madh të ndërmarrjeve komunale.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio