Aktuale Më shumë

Konferenca ndërqeveritare Mali i Zi-BE ka shumë të ngjarë të mbahet në fund të janarit

Prej tvteuta15:35, 20 Dhjetor 2023

Konferenca politike ndërqeveritare Mali i Zi-BE ka shumë të ngjarë të mbahet në fund të janarit në Bruksel, mëson RTMZ.

Konferenca ishte paralajmëruar jozyrtarisht për sot, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) përgatiti një draft të qëndrimit të përbashkët për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Malin e Zi, konfirmuan TVMZ nga burime diplomatike.

Këshilli i BE-së konfirmoi se anëtarët e Grupit Punues për Zgjerim diskutuan atë dokument.

Kryeministri Millojko Spajiq dhe Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq janë sot në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, javën e kaluar njoftoi se konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së, pas dy vitesh, mund të mbahet dhe vlerësoi se po hyjmë në një fazë të re, të përmirësuar të procesit të integrimit evropian.

“Reformat po japin rezultat dhe ato duhet të vazhdojnë edhe më shpejt! Të gjithë së bashku për Malin e Zi në BE”, tha ai pas Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel.

  • 1

    Radio