Rajoni/Bota Më shumë

Konferenca e donatorëve: Zbulohen shumat që do të japin 3 vende evropiane

Prej tvteuta15:39, 17 Shkurt 2020

Në Konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur lajmin se do të dhurojë një shumë prej 1 milion paund. Deri tani janë tri vende që kanë zbuluar shumën financiare që do t’i ofrojnë Shqipërisë si ndihmë. Fillimisht ishte Holanda, e cila përmes ministri të saj të Jashtëm, Stef Blok, i cili konfirmoi se vendi i tij do të dhurojë një shumë prej 3 milionë euro. Ndërsa po sot, Suedia përmes ministrit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Peter Eriksson bëri të ditur se do të ofrojnë 5.6 milionë euro si ndihmë për Shqipërinë. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka ofruar një grand prej 15 milionë euro për rindërtimin.

  • 1

    Radio