Konferenca e donatorëve: 1.15 miliardë euro për Shqipërinë
Prej tvteuta10:36, 18 Shkurt 2020
Në Konferencën e Donatorëve e cila u mbajt ditën e djeshme për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit, vendet pjesmarrëse mblodhën një ndihmë rekord prej 1.15 miliardë euro. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë diçka magjike. Kontribuesit më të më mëdhenj ishin Franca me 60 milion dhe Italia me 65 milion euro. Ndërsa Banka Islamike për zhvillim u angazhua për investime në Shqipëri që kapim vlerën e 365 milionë dollarëve ndërsa Emiratet e Bashkuara do të ndërtojnë 2000 shtëpi me vlerë 70 milionë euro. Turqia dhuroi 46 milionë euro, kurse edhe e Mali i Zi dhe Kosova kanë dhënë kontributin e vet me 500.000 , gjegjësisht 200.000 euro.