Politikë Më shumë

KONFERENCA “DHUNA NDAJ GRAVE- IMPLEMENTIMI I KONVENTES SE STAMBOLLES DHE REZISTENCE NDAJ PROCESEVE QE KTHEJNE MBRAPA”

Prej tvteuta19:24, 18 Mars 2019

Sot në Podgoricë u mbajt konferenca me temën “Dhuna ndaj grave-implementimi I konventës së Stambollës dhe rezistenca ndaj proceseve qe kthejne mbrapa”,  qëllimi i të cilës është që të lëvizë aksionin për avancimin e mëtejshëm të ligjeve, luftë të vendosur institucionale, ndryshimin e percepcioneve në shoqëri dhe krijimin e tolerancës zero ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Konferenca mbi konventën e Stambollës është iniciativë në partneritet në mes të Ministrisë së drejtësisë, Ministrisë së punëve të brendshme, Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe Rrjetit politk të grave, në kuadër të Programit për barazi gjinore të cilin e financon Delegacioni i Unionit evropian, kurse implementuese është  UNDP-a.

Në hapje të konferencës fjalët hyrëse i kanë pasur: Zoran Pazhin, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër i drejtësisë, Fiona Meklluni, Koordinatore rezidente e Sistemit të Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi, Pllamena Hallaçeva, shefja e Sektorit për politkë, integrime evropiane dhe tregti, Delegacioni i Unionit Evropian në Mal të Zi; si dhe Kaqa Gjuriçkoviq, menaxherja e Programit për barazi gjinore pranë Zyres së UNDP-së në Mal të Zi.

Pas prezantimeve hyrëse, kanë pasuar diskutimet, kurse në mesin e panelistëve ishin: Mevlludin Nuhoxhiq, minister i punëve të jashtme, Kemall Purishiq, minister për punë dhe çështje sociale,  Kenan Hrapoviq, ministër i shëndetësisë, Mehmed Zenka, ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, si dhe një numër i madh i ekspertëve nga vendi dhe rajoni.

Panelet i kanë udhëhequr  koordinatoret e Rrjetit politik të grave për programin e dhunës ndaj grave  Natasha Vuković i Ivana Rashçanin.

  • 1

    Radio