Aktuale Më shumë

Koncesioni për shfrytëzimin e gurit i dhënë me ligj

Prej tvteuta12:58, 7 Nëntor 2023

Ish-ministri i financave, Aleksandar Damjanoviq, ka thënë për Portalin RTMZ se koncesioni për shfrytëzimin e gurit në lokacionin “Platac” është dhënë me ligj. Ndaj tij MANS ka bërë kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka shpërdoruar detyrën në këtë rast.

“Vendimi për dhënien e koncesionit është marrë nga qeveria e 42-të, qeveria e mëparshme e 43-ta ka zbatuar vendimin, në përputhje me ligjin dhe të gjitha mendimet e nevojshme në procedurë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Investimeve Kapitale. Unë e firmosa kontratën sipas përfundimit dhe autorizimit të qeverisë, ligjërisht dhe në interes të shtetit. Kjo është e vërteta”, tha Damjanoviq.

Ai ka reaguar ndaj informacioneve se MANS ka bërë kallëzim penal ndaj tij për shkak të dyshimit se është në proces dhënie me koncesion për shfrytëzimin e gurit në lokacionin “Platac”, ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka siguruar përfitime për kompaninë “Carinvest”.

  • 1

    Radio