Konatar: Spajiq dhe qeveria e tij janë fajtorët më të mëdhenj për rritjen e çmimeve dhe inflacionit
Prej tvteuta15:37, 2 Gusht 2024
Millojko Spajiq dhe qeveria e tij janë bërë fajtorët më të mëdhenj për rritjen e çmimeve dhe inflacionit në Mal të Zi, me vendimet e gabuara ekonomike dhe ndërprerjen e aksionit të suksesshëm “stop inflation”, të zbatuar nga qeveria e Dritan Abazoviqit, tha kreu i Grupi parlamentar i URA, Millosh Konatar.
Konatar theksoi se premtimet e rreme të Spajiqit për pagën minimale, e cila nuk do të jetë 700 euro, dhe rritja e pagave për të gjithë punonjësit me 25%, siç tregohet nga kalkulatori i famshëm i Lëvizjes Evropa Tani, që nuk do të ndodhë, kërcënojnë më tej fuqinë blerëse të qytetarëve të Malit të Zi. Në thelb, Spajiq parashikoi marrjen e parave nga pensionet e ardhshme, të cilat do të jenë më të vogla, për të rritur tani pagat që do të hahen nga inflacioni.
“Veprimi i Spajiqit ‘çmime të kufizuara’ ishte fiasko, sepse çmimet nuk janë të kufizuara, por ato po rriten çdo ditë, dhe këtë qytetarët e shohin çdo ditë nëpër dyqane në Mal të Zi. Situata është shqetësuese, sepse norma e inflacionit në Mal të Zi tashmë është dyfish më lart sa në Eurozonë dhe në vend që të luftojnë kundër rritjes së çmimeve, Spajiq dhe ekipi i tij po luftojnë për rritjen e numrit të vendeve në Qeveri dhe Kuvend. Ata kanë tejkaluar çdo masë dhe qytetarët duhet t’i ndalojnë sa më shpejt sa më shumë që të jetë e mundur”, përfundoi nënkryetari i URA, Millosh Konatar.