Aktuale Më shumë

Konatar: Spajiq dhe Qeveria duhet të luftojnë menjëherë kundër rritjes së çmimeve

Prej tvteuta14:38, 7 Gusht 2024

Kërcënimi i standardeve të qytetarëve dhe rritja ditore e çmimeve në Mal të Zi duhet të ndalet menjëherë dhe i bëj thirrje MilLojko Spajiqit dhe Qeverisë së Malit të Zi që të mos presin shtatorin, por të fillojnë menjëherë të luftojnë inflacionin, tha kreu i grupit parlamentar të URA,  Millosh Konatar.

Konatar theksoi se nuk është koha që Spajiq dhe Qeveria të shkojnë me pushime, ndërkohë që çmimet po rriten dhe ulin vlerën e pagave dhe parave që kanë qytetarët. Aksioni i ashtuquajtur “çmim i kufizuar” i Qeverisë Spajiq ka dështuar, sepse çmimet nuk janë të kufizuara, por përkundrazi po rriten çdo ditë.

“MilLojko Spajiq njoftoi se do të merret me problemin e rritjes së çmimeve në shtator kur ai dhe qeveria të kthehen nga pushimet, gjë që është e papranueshme. Nuk duhet të presim shtatorin, por duhet të veprojmë menjëherë kundër inflacionit, rritjes së çmimeve dhe rënies së standardeve, si në të kaluarën me aksionin “stop inflacionit” të kryer nga qeveria e Dritan Abazoviqit”, përfundoi nënkryetari i URA-s, Millosh Konatar.

  • 1

    Radio