Aktuale Më shumë

Konatar: Qeveria e re deri më 15 prill

Prej tvteuta17:45, 2 Prill 2022

Negociatat për formimin e qeverisë së re evropiane praktikisht kanë përfunduar dhe votimi i saj në Kuvend do të bëhet deri më 15 prill, tha nënkryetari i Lëvizjes Qytetare ABR, Millosh Konatar. Ai tha se pret që në fillim të javës së ardhshme, kryeministër i mandatuar Dritan Abazoviq të njoftojë Kuvendin se është i gatshëm të paraqesë ekspozenë e tij dhe të prezantojë para opinionit përbërjen e qeverisë së re. I pyetur se sa reale është që qeveria e re të përfshijë përfaqësues të Partisë Socialiste Popullore (SNP) ,Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Socialdemokratëve (SD), ai tha se përgjigjen në këtë pyetje e dikton situata dhe nevoja që Mali i Zi të ecë përpara.

Siç tha ai, zhbllokimi i proceseve nënkupton votimin e funksioneve në gjyqësor, të cilat zgjidhen në Kuvend. Konatar kujtoi se nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk zgjidhen në tetor, ajo gjykatë do të bllokohet dhe kjo tha ai imponon që të gjithë duhet të fillojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi. I pyetur nëse DPS e kishte kushtëzuar ndonjëherë mbështetjen e saj për qeverinë e pakicës me hyrjen e SD dhe PSD në qeveri, ai tha se në këtë situatë askush nuk është në gjendje të kushtëzojë sepse askush nuk ka pushtet apo kontroll absolut mbi procesin. Gjithçka është çështje marrëveshjeje dhe nevoja që Mali i Zi të dalë sa më shpejt nga kriza politike, tha ndër të tjera Konatar.

  • 1

    Radio