Konatar: Marrëveshja Spajiq-Mandiq nuk është e mirë për Malin e Zi
Prej tvteuta15:48, 30 Tetor 2023
Deputeti i URA-s, Millosh Konatar tha se nuk do të kundërshtonte që Mandiq të jetë kryetar i Kuvendit. Ai beson se marrëveshja Spajiq-Mandiq nuk është e mirë për Malin e Zi.
“Arsyeja e parë është se ky propozim nuk është një hap drejt BE-së, por një hap prapa. Edhe ne jemi kundër sepse ky propozim është produkt i një kompromisi të kalbur dhe përgjegjës për këtë është Millojko Spajiq”, tha Konatar.