Aktuale Më shumë

Konatar: Faleminderit të gjithëve që ndihmuan në mbrojtjen e Malit të Zi në Kuvend

Prej tvteuta12:22, 18 Gusht 2024

Dje në Kuvendin e Malit të Zi fituam betejën për mbrojtjen e pronës së të gjithë qytetarëve dhe të tokës shtetërore, të cilën deputetët e Lëvizjes Evropa Tani, Demokratët, Demokracia e Re Serbe, Partia Boshnjake dhe partitë e tjera të shumicës synonin ta dhuronin ose ta shisnin për një gjë të vogël për partnerët e dyshimtë të Millojko Spajiqit, tha, Millosh Konatar, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Qytetare URA.

Konatar shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët dhe aktivistët civilë që luftuan kundër këtij, siç thotë ai, qëllimit të keq të Vasilije Çarapiqit dhe Lëvizjes Evropa Tani dhe me këtë dhanë një kontribut kyç për të parandaluar plaçkitjen e Malit të Zi.

“Faleminderit të gjithë deputetëve që ruajtën dinjitetin e tyre dhe që nuk votuan për këtë projektligj katastrofik me të cilin Çarapiq dhe Lëvizja Evropa Tani donin t’i dhuronin tokë malazeze kushedi kujt për 90 vjet dhe gjithashtu t’u mundësojë atyre të ndërtojnë dhe shesin ndërtesa në atë tokë të marrë me qira dhe në këtë mënyrë të fitojnë dhjetëra miliona euro”, theksoi Konatar.

Ai po ashtu thotë se kanë fituar një betejë, por se i presin shumë, e para është tashmë në zgjedhjet në Podgoricë më 29 shtator.

“Të gjithë duhet të jemi vigjilentë, sepse personat që mbështetën grabitjen e pronës shtetërore dje në Kuvend nuk duan të punojnë në interes të qytetarëve dhe nuk mund dhe nuk guxojnë të udhëheqin kryeqytetin e Podgoricës dhe as shtetin e Malit të Zi. ”, përfundoi nënkryetari i URA, Millosh Konatar.

 

  • 1

    Radio