Politikë

Politikë Më shumë

Komunë: Cungu priti ambasadorin italian Vinçenco Del Monako

Prej tvteuta24 August 2017

Ambasadori i Italisë në Mal të Zi Vinçenco Del Monako qëndroi për vizitë në Ulqin, ku u takua me kryetarin e Komunës Nazif Cungu, atë të Kuvendit Komunal Loro Nrekiq, dhe zyrtarë të tjetë të Komunës. Në takim u bisedua në lidhje me marrëdhëniet e mira në mes Malit të Zi dhe Italisë, por sidomos të Ulqinit me qytetet italiane. Kryetari Cungu e njoftoi ambasadorin italian për përparsitë që ofron komuna e Ulqinit për investime dhe potencoi nevojën që investitorët italian të jenë më prezent në komunën tonë. Ambasadori Del Monako u shpreh mjaft i kënaqur që për të parën herë ndodhet në Ulqin në mënyrë zyrtare pasi privatisht e viziton atë rregullisht. Ai vlerësoi lart potencialet natyrore që ka Ulqini dhe apeloi që ato të shfrytëzohen në mënyrë sa më të drejtë. Të dyja palët u dakorduan që të intensifikojnë aktivitetet në tentativat për tërheqjen e investitorëve italian në Ulqin. Në fund të takimit, kryetari Cungu dhe ambasadori Del Monako, shkëmbyen dhurata modeste.