Ekonomi Më shumë

Komunat kanë grumbulluar 151 milionë euro borxhe

Prej tvteuta09:53, 11 Qershor 2019

Komunat e Malit të Zi deri tani kanë grumbulluar rreth 151 milionë euro borxhe , çka megjithë shifrat e larta , në fakt përbën ulje në krahasim me vitin 2017, kur borxhet ishin për 15 milionë më të larta, tregojnë të dhënat e Ministrisë së financave. Komuna më borxhe më të larta është ajo e Budvës e cila detyrohet 57 milionë euro , Podgorcia 16, Nikshiqi 15 dhe Biello Polje 13 milionë euro, kurse Ulqini detyrohet 4,35 milionë euro. Këto të dhëna përfshijnë borxhet e konsoliduara , çka dë të thotë se ato mund të jenë më të larta se në raportin e lartpermendur. Komunat që nuk kanë borxhe janë ajo e Petnjicës, Zhabljakut dhe e Gucisë.

  • 1

    Radio