Kulturë Më shumë

Komuna : U ndanë aktvendimet e bursave për studentët e dalluar

Prej tvteuta16:10, 30 Mars 2017

Në prag te kremitimit të Ditës së Komunës së Ulqinit,  tashmë tradicionalisht u bë një takim edhe me studentët më të dalluar. 31 studentët më të dalluar të komunës së Ulqinit për vitin 2016 , u shpërblyen me aktvendimet e bursave nga ana e Kryetarit te Komunës Nazif Cungu.

Kjo bursë,  e cila ndahet nga Komuna e Ulqinit, ka vlerën rreth 100 euro për çdo muaj. Kryetari Nazif Cungu u shpreh krenar dhe i kënaqur me arritjet e studentëve duke thënë se ato janë e ardhmja e këtij vendi. Studentët të cilet kanë fituar të drejtën e bursës, studiojnë brenda Malit te Zi, në Shqipëri e Kosovë, por edhe më gjërë,  siç janë ato në Turqi.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio