Sociale Më shumë

Komuna sjell masa të reja: Mbeturinat hidhen prej 5.00 deri në 9.00. Tregu mbyllet në ora 15.00

Prej tvteuta16:54, 31 Mars 2020

Shtabi lokal për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Ulqinit ka sjellur vendime të reja me qëllim kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Me vendim të këtij shtabi, hedhja e mbeturinave lejohet vetëm prej orës 5.00 deri në orën 9.00 të mëngjesit, përveç ditës së diel kur është e ndaluar çdo levizje. Gjithashtu ndalohet komplet hedhja e materialeve inerte.

Tregu i gjelbër do të punojë me orar të ri prej orës 6.00 deri në orën 15.00, të shtunën deri në ora 12.00, kurse të dielen nuk do të punojë fare, njoftojnë nga pushteti lokal.

  • 1

    Radio