Sociale Më shumë

Komuna publikon fakturat e Ul-Info-s

Prej tvteuta10:16, 13 Dhjetor 2017

Komuna e Ulqinin ka publikuar faturat e dërguara në adresë të saj nga drejtori i OJQ Ul-Info. Në deklaratën e Komunës thuhet se për hirë të opinionit publik janë të obliguar që ti shpallim faturat të cilat Mustafa Canka i ka dërguar me shkresën e 2 nëntor 2017.  Nga ato shihet që asnjëra nga to nuk është e protokoluar dhe e nënshkruar nga asnjë person i autorizuar në Komunën e Ulqinit. Por i zënë ngusht në veprën e tij, ai nuk zgjedh mënyrën kinse të demantojë atë që është e pamundur të demantohet., thonë nga Komuna.

Duke u nisur nga parolla që sulmi është mbrojtja më e mirë, ai bile sprovon që ti japë ligjerata edhe gjykatës ekonomike dhe në mënyrë agresive tenton  ti mbajë privilegjet të cilat i ka pasur deri tani. Është fakt i njohur nga të gjithë, që Canka për një grusht eurosh ia ka shitur përkrahjen e vet disa ish garniturave udhëheqëse të komunës së Ulqinit, nën maskën e „reklamimit“ në portalin e tij, por ajo kohë ka kaluar dhe ai nuk mund të pajtohet me këtë fakt. Flet për gjoja disa grindje dhe refuzim të kryetarit të komunës ti pagojë faturat, por si mund të pagohen faturat të cilat NUK EGZISTOJNË në kontabilitetin e Komunës së Ulqinit. E dështuar është edhe tentativa e tij që në këtë çështje ta kyçë edhe kryetarin e kuvendit, por me këtë rast iu themi të gjithëve, që çdo tentativë eventuale e përmirsimit, arkivimit, nënshkrimit dhe protokolimit të këtyre faturave do të trajtohet si fallsifikim, dhe për këtë do të njoftojmë prokurorin përkatës, thonë nga Komuna.

 

  • 1

    Radio