Ekonomi Më shumë

Komuna organizon panairin e prodhimeve vendore “Fair fest”

Prej tvteuta14:36, 8 Gusht 2019

Komuna e Ulqinit  më datat 16-18 gusht organizon Panairin e Prodhimeve Vendore “Fest Fest- Ulqin 2019”, në shetitoren e Ranës. Hapja solemne e Panairit do të bëhet me datën 16 gusht, në orën 20:00, me ç’rast do të organizohet një program i begatë kulturo-artistik. Në panair produktet e veta do ti ekspozojnë 21 gra sipërmarrëse të Shoqatës të Grave Prodhuese nga Ulqini. Panairi i prodhimeve vendore “Fair Fest” është aktivitet i cili realizohet në kuadër të projektit “The Femine Side of Quality”, të cilin Komuna e Ulqinit e implementon në partneritet me OJQ MogUL, Bashkinë e Mirditës dhe Qendrën UET nga Tirana. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar  Mali i Zi – Shqipëri, 2014-2020.

  • 1

    Radio