Aktuale Më shumë

Komuna ofron shkëmbim për objektin famëkeq në Kala

Prej tvteuta16:52, 4 Shtator 2022

Komuna e Ulqinit i ka ofruar kompanisë “SJ Property” që ta blejë objektin e tyre të papërfunduar në Qytetin e Vjetër, dhe në këmbim t’u japë atyre një parcelë në Pinjesh ose Fushën e Ulqinit. Këtë e ka konfirmuar për “Vijesti” kryetari i Komunës, Omer Bajraktari, duke thënë se do të ishte alternativa më e mirë si për Qytetin e Vjetër, ashtu edhe për Komunëns, e cila do t’i jepte fund sagës dhjetëvjeçare rreth ndërtimit të objektit në pjesën jugore të Kalasë. Bajraktari tha se javën e kaluar ka biseduar me pronarët dhe u ka bërë të ditur se nuk do të mund të ndërtojn asgjë në Qytetin e Vjetër, prandaj kjo zgjidhje është alternativa më e mirë edhe për ta.

Ai shtoi se nëse kompania e pranon ofertën, ata do ta hedhin në shqyrtim publik se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për ndërtesën e cila vazhdon të prishë imazhin e Kalasë dhe gjithë qytetit. Kompania “SJ Property” bëri të ditur se ndërtesën në Qytetin e Vjetër e kanë blerë me synimin për t’u angazhuar në aktivitete turistike të klasit të lartë, që është ende synimi i tyre. “Por duke pasur parasysh barrierat administrative që u ngritën pas kësaj, dhe me iniciativë të Komunës së Ulqinit, ne filluam bisedën për një shkëmbim të mundshëm për patundshmëri në pronësi të Komunës së Ulqinit në parimin e vlerës proporcionale”, thanë nga kjo kompani.

  • 1

    Radio