Komuna jep me qira tokën për ndërtimin e Akuaparkut
Prej tvteuta15:25, 7 Tetor 2019
Komuna e Ulqinit ka shpallur thirrje publike për dhënien me qira të tokës në Shtoj, e cila do të shfrytëzohet për ndërtimin e parkut ujor. Thirrja vlen deri më 20 nëntor, kurse gjatësia e qiradhënies është për periudhë 30 vjeçare. Të drejtë pjesmarrjeje kanë të gjitha kompanitë nga vendi dhe jashtë të cilët dorëzojnë dokumentacionin e duhur për ndërtimin dhe menaxhimin e parkut ujor sipas planeve. Çmimi minimal është 1.75 euro për metër katrorë në nivel vjetor.