Komuna hap thirrjen publike për dhënien me qira të objekteve të përkohëshme
Prej tvteuta10:07, 11 Shkurt 2020
Në kuadër të planit 4-vjeçar për vendosjen e objekteve të përkohëshme, Komuna e Ulqinit ka hapur thirrje publike për dhënien e këtyre objekteve e qira për vitin 2020. Qiradhënia skadon me 31 dhjetor të këtij viti me mundësi të shtyrjes deri në përfundim të planit. Të interesuarit mund të paraqesin ofertat e tyre çdo ditë punë prej orës 9.00 deri në orën 14.00, në Byronë qytetare pranë Komunës, deri më datën 28 shkurt. Detajet më të hollësishme në lidhje me lokacionin e objekteve dhe çmimet fillestare, mund të gjenden në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit.