Ekonomi Më shumë

Komuna e Ulqinit pjesë e projektit për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në det

Prej tvteuta15:09, 4 Shtator 2019

Komuna e Ulqinit dhe Organizata gjermanepër bashkëpunim ndërkombëtar, kanë filluar bashkëpunimin në projektin rajonal për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në det. Me këtë rast, në Ulqin qëndruan përfaqësuesit e kësaj organizate të kryesuar nga drejtori i programit për menaxhimin e mbeturinave, Herman Plumm, të cilët u pritën nga sekretari i për ekonomi Agron Ibrahimi, përfaëqsuesi i kabinetit të kryetari Artan Osmanoviq dhe drejtori i ndërmarrjes “Veprimtaritë-komunale”, Skender Kaleziq. Mysafirët u njoftuan me problemet aktuale në Komunën e Ulqinit, si menxhimi i mbeturinave, mbrojtja e ambientit, mbrojtja e bregdetit, Lumit Buna, etj. Zoti Plumm nga ana e tij premtoi përkrahje financiare për blerjen e kontejnerëve të rinj për mbeturina, përkrahje për zgjidhjen e problemit të hedhjes së mbeturinave nga plastika në det, si dhe fushatë për ngritjen e vetëdijes së popullatës për menaxhimin e duhur të tyre.

  • 1

    Radio