Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit participon me 60 % në transportin e nxënësve të Sukubinës

Prej tvteuta14:44, 2 Mars 2018

Sekretaria e sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore Mirjeta Gjoni deklaroi për Televizionin Teuta se Komuna e Ulqinit është participuese me 60 % në shlyerjen e të hollave për transportin e nxënësve të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” të paraleles së ndarë të Sukubinës të cilët në mungesë të shkollës mësimin janë duke e vijuar në shkollën amë në Katërkollë.Në shumë totale Komuna e Ulqinit për transportin e këtyre nxënësve ka ndarë nga buxheti 4000 euro.Mënyra e pagesës bëhet me derdhjen e të hollave në llogarinë e shkollës përkatëse, dhe një gjë e tillë bëhet çdo tre ose katër muaj , sipas kërkesës së shkollës deklaroi sekretaria Gjoni. Kjo marrëveshje ku Komuna e Ulqinit participon me 60 % ndërsa Ministria e Arsimit me 40 % do të zbatohet deri në ditën kur këta nxënës do të kenë të përfunduar shkollën e tyre dhe të vijojnë mësimin aty. Hapja e shkollës së Sukubinës sipas drejtorisë së shkollës Fillore “Bedri Elezaga” pritet që të bëhet me fillimin e vitit akademik 2018/2019.

  • 1

    Radio