Komuna e Ulqinit paraqiti potencialin e vet në panairin Expo Real në Mynih
Prej tvteuta17:10, 7 Tetor 2017
Komuna e Ulqinit për të dytin vit me radhë mori pjesë në panairin Expo Real në Mynih të Gjermanisë, ku para investitorëve potencial u prezantuan ato se çka ofron Ulqini si destinacion turistik gjithnjë e në rritje.
Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha për media se interesimi i invesitorëve është kryesisht i fokusuar te turizmi dhe në këtë drejtim në të ardhmen mund të priten edhe vizita të kompanive të njohura evropiane të cilat kanë treguar interesim prë të investuar në Ulqin. Kushtet kryesore që duhen tu praraprijnë këtyre investimeve , siç janë infrastruktura e rregulluar rrugore, furnizimi i rregullt me energji dhe ujë, tashmë janë duke shkuar drejt zgjidhjes, prandaj edhe realizimi i këtyre investimeve është edhe më i afërt. Një nga pengesat e investimeve madhore është mungesa e aeroportit, për të cilin ekzistojnë edhe plane , por që akoma në këtë drejtim nuk ka diçka konkrete.