Komuna e Ulqinit organizon koktejin e fundvitit
Prej tvteuta30 December 2015
Sot në hotelin Mediteran u mbajt kokteji tradicional i fundvitit i organizuar nga Komuna e Uqinit. Në festim ishin të ftuar personalitete të ndryshëm nga fushat e politikës, artit, kulturës dhe sportit. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, i cili numëroi sukseset e arritura në vitin e kaluar, dhe sfidat që presin në të ardhmen. Me këtë rast u bë edhe ndarja e çmimeve për sportistët më të mirë dhe më të dalluar të Ulqinit. Punëtori më i mirë sportiv i vitit u shpall Skender Rexha , trajneri më i mirë Dushan Hajdukoviq, si klubi më i mirë u shpall Klubi i Basketbollit “Ulqini”, sportistja më premtuese Leona Markiq, sportisti më i mirë Armin Kashoxha, kurse mirënjohje të veçantë për kontributin dyzetvjeçar në sportin e qytetit meritoi Gjorgje Daboviq, kryetar i Klubit të karatesë “Ulqini”. Gjithashtu u shpërndanë çmime edhe nga fusha të tjera të sportit si dhe për nxënësit më të mirë të Ulqinit. Nxënësit më të mirë u shpallën: Neira Mujaloviq, Ema Milla, Kristina Junkoviq, Edona Çapriq, Muhamet Bisha, Isidora Klikovac, Samra Gjelosheviq dhe Erestina Gjeka.