Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit organizoi koktejin e fundvitit

Prej tvteuta10:21, 29 Dhjetor 2017

Në ambientet e hotelit Mediteran Komuna e Ulqinit edhe këtë vit organizoi koktejin tradicional të fundvitit, në të cili ishin të ftuar zyrtarë dhe punonjës të Komunës, të  ndërmarrjeve publike, njerëz të kulturës dhe artit, nxënës dhe përfaqësues të shkollave dhe institucioneve të tjera publike, si dhe një numër i madh i sportistëve, të cilët këtë vit ndoshta kanë pasur edhe rezultatet më të mira.

Të ftuarit në emër të Komunës i përshëndeti kryetari Nazif Cungu, i cili përmendi disa nga arritjet më të mëdhaja që pushteti aktual ka arritur gjatë këtij viti. Pas ceremonisë u shpërndanë mirënjohje për nxënësit më të mirë, individët më të dalluar nga shërbimet publike, si dhe klubet dhe sportistët më të mirë. Klubi më i suksesshëm u shpall ai i basketbollit “Ulqini”, kurse sportisti më i mirë , tenisti Rrezart Cungu.

  • 1

    Radio