TURIZËM Më shumë

Komuna e Ulqinit nenshkuran marreveshtje bashkepunimi me Softmogul Inc

Prej tvteuta13:37, 18 Dhjetor 2017

Komuna e Ulqinit nenshkroi te premten me 15.12.2017 marreveshjen e bashkepunimit me kompaninë “Softmogul” Inc e cila ndërtoi një softver i cili shërben për shitjen dhe menaxhimin  online të kapaciteteve turistike. Ky program i sistemom kapacitetet turistike në të gjitha web faqet si booking.com, expedia, trivago dhe të tjerë duke i dhënë përdoruesit mundësi të menaxhojë online kapacitetet e veta turistike. Nga ana tjetêr Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike do jenë të informuara për statistikat përkatëse dhe ecurinë e mbushjes të kapaciteteve në kohë reale. Poashtu, në drejtim të vjeljes të taksave të banimit do i ndihmojë Komunës së Ulqinit me informatat e sakta ne lidhje me turistët që kalojnë pushimet ne Ulqin. Ky program ka qellim t’i ndihmojë secilit pronar të akomodimeve turistike (apartamente, vila, hotele etj) në procedurat e shitjes, menaxhimit dhe lehtësimit të mirëmbajtjes të ofertes turistike. Duke qenë se ky program nuk është me pagesë, ftohen të gjithë qytetarët të provojnë benefitet e përdorimit të këtij programi modern.

 

  • 1

    Radio