Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit ndërmerr masat e para për parandalimin e Covid 19

Prej tvteuta16:46, 17 Mars 2020

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq ka deklaruar për TV Teuta se Komuna i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytetin tonë,  duke respektuar urdhërat  dhe rekomandimet e Trupit koordinues nacional. Masat e para që janë ndërmarrë nga Komuna  janë dezinfektimi i ndërtesës së Komunës dhe ambientet e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit , si dhe larja e të gjitha rrugëve të qytetit . Është reduktuar numri i të punësuarëve si dhe është ndaluar hyrja e palëve në Komunë, kurse qytatarët janë orientuar që për çdo nevojë të drejtohen në Byronë qytetare, tha Nrekiq.

  • 1

    Radio