Aktuale Më shumë

Komuna e Ulqinit merr cmimin “Best Practice Programme in local government 2017”

Prej tvteuta12:57, 20 Dhjetor 2017

Komuna e Ulqinit, gjegjësisht ekipi për promovimin e investimeve, ka arritur të marrë cmimin “Best Practice Programme in local government 2017”, për praktikën e promovimit të investimeve kundrejt investitorëve potencial. Në ceremoninë e mbajtur në Podgoricë, cmimin e pranoi kryetari i Komunës Nazif Cungu, kurse prezantimin e bëri anëtari i ekipit për promovimin e investimeve Arsllan Hajdinaga. Kryetari Cungu tha se ky vlerësim është përgjigjja më e mirë ndaj kritikave për mënyrën e promovimit të potencialeve investuese, dhe se Komuna e Ulqinit ka treguar se ka edhe potencial inovativ që mund të jetë shembull për të tjerët.

  • 1

    Radio