Aktuale Më shumë

Komuna e Ulqinit me 6 qershor kishte vetem 10 mijë euro në buxhet

Prej tvteuta16:37, 17 Qershor 2022

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari gjatë intervistës në emisionin Focus të TV Teuta, tha se ne buxhetin e Komunës së Ulqinit në ditën e marrjes së detyrës, me 6 qershor, e ka gjetur xhiro llogarinë me 10 mijë euro.
“Në xhiro llogarinë operative kam gjetur 10 mijë euro, mendoj se ky është një fakt i cili tregon se si është menaxhuar në Komunën e Ulqinit. Me 6 qershor të keni në arkën e komunës 10 mijë euro, metëverrtet është qesharake”, deklaroi Bajraktari.
Ai poashtu thesoi se krahas shumë obligimeve, prioriteti i tij do të jenë financat publike, me të cilat do të merret çdo ditë.

  • 1

    Radio