Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit është e interesuar për realizimin e banesave sindikale

Prej tvteuta21:22, 6 Nëntor 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot drejtorin e Fondit për ndërtimin e banesave solidare Z. Danillo Popoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim edhe njëherë u fol për ndërtimin e banesave solidare në komunën tonë. U tha se tek strukturat udhëhëqëse të Ulqinit, mund të   llogarisni në një partner serioz dhe të gatshëm në realizimin e këtij projekti. Përfaqësuesi i  Sindikatave të Ulqinit tha se numri i kërkesave për strehim nga dita në ditë është gjithnjë e më i madh e për momentin janë rreth 500 kërkesa.

Përvoja nga komunat e tjera në Mal të Zi, ka dëshmuar që ndërtesat në fjalë që realizohen në një bashkëpunim trilateral, kanë dhënë rezultate dhe cmimi i tyre është mjaft i arësyeshem.Për ndërtimin e banesave u permëndën dy lokalitete, njëri në fushën e Ulqinit e tjetri tek barakat në Mëhallë të Re.

Për këtë të fundit Fondi në fjalë  është i gatshëm që deri në fund të  vitit të bëjë përgatitjet e duhura, duke përfshirë dhe projektin e menjëherë të fillohet nga puna. Ata po ashtu veçuan që jenë të gatshëm që të angazhojnë dhe firma nga qyteti ynë për kyçjen në punime. U la që kryetari i Sindikatave të Ulqinit Keko Lamoviq të jetë personi kontaktues  deri në fillimin e punimeve.

  • 1

    Radio