Komuna e Ulqinit e gatshme të përkrahë kërkesat e organizatave sindikale
Prej tvteuta16:09, 28 Shtator 2017
Kryetari I komunës Nazif Cungu priti në një takim përfaqsuesit e kooperativës banesore të punëtorëve të arsimit të Malit të Zi “Solidariteti”, Mr. Zoran Stanishiq dhe Prof. Dr. Goran Radoviq. Në takim u fol për mundësinë e ndërtimit të një objekti për punëtorët e arsimit të komunës së Ulqinit. Kryetari Cungu i njoftoi të pranishmit me aktivitete që ka ndërmarë komuna në zgjidhjen e cështjeve të strehimit për të gjitha organizatat sindikale , ku përfshihet dhe kooperativa banesore e punëtorëve të arsimit.
Në takim u ra dakort që pas hartimit të Planit Detal Urbanistik për atë lokalitet të organizohet takim me përfaqësuesit e të gjitha organizatave sindikale , me qëllim te gjetjes së gjuhës së përbashkët për realizimin e këtij projekti. Në takim u tha që komuna synon që të hartojë plane që do ti mundësojnë sejcilës organizate sindikale që të ndërtojnë objekte per të gjithë anëtarët e tyre.Këto dokumenta që parashohin ndërtimin e këtyre objekteve do të jenë në diskutim publik deri në fund të këtij viti.