Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit dezinfekton hapsirat

Prej tvteuta16:58, 16 Mars 2020

Si masë parandaluese kundër përhapjes së sëmundjes së koronavirusit, Komuna e Ulqinit njofton se Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit ka kryer dezinkfektimin e të gjitha hapsirave të këtij institucioni. Po ashtu janë pastruar edhe rrugët e qytetit si dhe janë udhëzimet e nevojshme për tu përballuar me situatën e krijuar. Në mbledhjen e Shtabit operativ të mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe në mbledhjen e kolegjiumit të kryetarit, janë sjellur përfundimet e mëposhtme.

  1. Luten të gjithë qytetarët e Ulqinit që për çdo informacion në lidhje me sëmundjen e koronavirusit të kontaktojnë mjekët epidemiolog në numrin 068 897 035.
  2. Shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit është në dispozicion të plotë të qytetarëve dhe në rast nevoje mund të kontaktohen në numrin 123.
  3. Në mënyrë që të menjanohen tollovitë, ndalohet hyrja e qytetarëve në hapsirat e pushtetit lokal dhe për çdo nevojë palët të drejtohen pranë Byrosë qytetare, kurse komunikimin ta kufizojnë nëpërmjet postës elektronike dhe telefonit.
  4. Detyrohen sekretariatet e pushtetit lokal që reduktojnë fuqinë puntore dhe të menaxhojnë orarin në mënyrë që të sigurohet funksionimi minimal i punës.

  • 1

    Radio