Komuna e Ulqinit del nga bllokimi. Të punësuarit marrin pagat

Prej tvteuta11:01, 19 Dhjetor 2019

Komuna e Ulqinit pas një periudhe gati 6 mujore ka dalur nga bllokimi i llogarisë rrjedhëse, pas pagesës në llogari të saj të shumës prej 3.55 milionë euro nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, në këmbim të një pjese të Pyllit të Pishave. Kryetari Loro Nrekiq ka bërë të njoftuar se me këtë rast të punësuarve në Komunë u janë ndarë 4 paga mujore. Bllokimi i llogarisë rrjedhëse u bë për arsye të humbjes së lëndës në rastin K1, çka Komunës së Ulqinit i kushtoi mbi 6 milionë euro.

  • 1

    Radio