Kulturë Më shumë

Komuna e Tuzit nikoqire e edicionit te pare te Forumit te gruas shqiptare ne rajon

Prej tvteuta12:52, 9 Mars 2020

Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Unionin e komunave shqiptare nga rajoni, komuna e Tuzit, për herë të parë organizoi panairin e artizanateve në të cilin u prezantuan punimet e më tepër se 40 ekspozueseve femra, nga 8 komuna të rajonit.

 Panairin e hapi kryetari i komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka shprehur kënaqësinë që i jepet rasti të jetë nikoqir i këtij aktiviteti, me më tepër se 40 femra ekspozuese  dhe të cilave, njëkohësisht, u ka uruar Ditën ndërkombëtare të grave.

 “Është kënaqësi të jesh mikpritës i këtij manifestimi ne të cilën promovojmë bashkërisht kulturën tonë. Pikërisht, sot, është rasti unik të dëshmojmë respektin dhe kujdesin ndaj grave dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e shoqërisë, duke mos harruar se ato e meritojnë respektin tonë çdo ditë të vitit.

 Për këtë arsye, sot, në Ditën e festës ndërkombëtare të gruas, krahas këtij panairi, kemi organizuar edhe panel diskutimin për pjesëmarrjen e grave në jetën politike, ekonomike dhe publike në rajon. Një falënderim të veçantë, kemi ndaj Unionit të komunave shqiptare të rajonit, për mbështetjen dhe organizimin e këtij manifestimi me dëshirë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë aktivitete e përbashkëta në zhvillimin dhe promovimin e kulturës tonë “,  theksoi Gjeloshaj. 

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur e kënaqur që ndodhet në Tuz dhe njëkohësisht  i ka përgëzuar të gjitha pjesëtaret e gjinisë më të bukur me rastin e 8 Marsit.

“Si nënkryetare e Unionit, dëshiroj të falënderoj kryetarin Gjeloshaj, për kontributin e dhënë në formimin dhe punën e Unionit. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë bashkëpunimin ngjashëm sikur sot në Tuz edhe në të ardhmen,” theksoi Arifi. 

Ndërkohë, manifestimi ka vazhduar me panel diskutimin në Kuvendin e Komunës së Tuzit, ku pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i komunës Gjeloshaj, duke u uruar punë të mbarë me dëshirën që ky takim t’i kontribuoi pozitës më të mirë të gruas në shoqëri. 

“Pikërisht jam këtu që në këtë konferencë të promovojmë femrat e suksesshme dhe, kurrsesi,  për ankesa të ndryshme, pasi gratë nuk kërkojnë ti ankojmë sepse ato punojnë dhe i kontribuoin zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë,” ka thënë Gjeloshaj.

Panel diskutimi me moton “Gratë e suksesshme të rajonit,”  është rasti që, pjesëmarrëset në diskutim, të debatojnë dhe të prezantojnë pozitën aktuale të gruas në jetën shoqërore dhe politike.

  • 1

    Radio