Komuna e Tuzit mirëpret Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon
Prej tvteuta12:06, 3 Shkurt 2020
Komuna e Tuzit do të mirëpresë me datën 8 mars “Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon”, me Edicionin e Parë të Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon” dhe me një sërë aktivitetesh kulturore në formate të ndryshme dhe me vlera të spikatura. Ky aktivitet, thonë në Komunën e Tuzit , do të gëzojë mbështetje të veçantë nga kryetari Nik Gjeloshaj.