Komuna e Tuzit: Libra falas për fillestarët
Prej tvteuta10:00, 15 Gusht 2019
Komuna e Tuzit ka vendosur që të siguroj kompletet e librave falas për të gjithë nxënësit që do të ndjekin mësimin në klasën e parë, për vitin shkollor 2019/2020, njoftojnë nga ky institucion. Kompletet e librave nxënësve fillestarë do t’u shpërndahën në fillim të shtatorit, kur edhe fillon shkolla. Në këtë mënyrë fillestarëve ata u urojnë fillimin e mbarë të shkollimit, duke u dëshiruar shumë suksese, thuhet në kumtesën e Komunës së Tuzit.