Aktuale Më shumë

Komuna e Tuzit do të hap zyrën për bashkëpunim me diasporë

Prej tvteuta15:35, 7 Gusht 2019

Në Komunën e Tuzit thonë se ndër idetë kryesore për funksionimin e mirëfilltë të komunës është edhe institucionalizimi i marrëdhenieve me diasporën . Duke ditur rrolin e rëndësishëm të mërgatës , shumë shpejt Komuna e Tuzit do të bëjë hapjen e zyrës për bashkëpunim me diasporë, qëllimi i të cilës është bashkëpunimi më i mirë dhe implementimi i projekteve që kanë për qëllim kyçjen e diasporës në jetën socio-ekonomike të vendit. “Komuna e Tuzit, është dyerhapur për të gjithë qytetarët, për të gjitha nevojat dhe interesat e tyre. Në veçanti, për bashkëvendësit tonë që punojnë e jetojnë në mërgim, sidomos në këtë periudhë të vitit kur në trevën e Malësisë qendron një numër i konsideruar i mërgimtarëve nga këto treva që kanë ardhur të vizitojnë vendlindjen, të afërmit dhe të njohurit e vet.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

  • 1

    Radio