Politikë Më shumë

Komuna e Gucisë për të parën herë ka një nënkryetar shqiptar

Prej tvteuta18:40, 6 Qershor 2020

Komuna e Gucisë, që prej formimit të asaj, për herë të parë do të ketë një nënkryetar shqiptar. Edon Balidemaj, 26 vjeçar, është nënkryetari i ri i kësaj Komune që është formuar para disa viteve.

Në një bisedë për KALLXO.com, nënkryetari i Gucisë, Balidemaj thotë se do të mundohen të bëjnë më të mirën për komunitetin shqitpar në Guci. “Besojmë se do të reflektojmë dhe do të bëjmë ma të mirën që e kemi të mundur për komunitetin. Nuk jemi të kënaqur por besoj se nëse kemi pozitivet, besoj se do të punojmë sa më mirë për komunitetin”, tha Balidemaj . Ai shtoi se në Guci, sipas regjistrimit të fundit, rreth 40% e popullsisë është e komunitetit shqiptar, mirëpo shton se janë duke u përballur me migrim. “Me regjistrim të fundit, jemi rreth 40% shqiptarë në Komunën e Gucisë. Tash nuk dihet për shkak se ka pasur shumë emigrime nga kjo komunë. Jemi 7 këshilltarë shqiptarë, 3 prej tyre në opozitë, në Kuvendin Komunal nga 30 sa ka Kuvendi i Gucisë”, tha ai.

Balidemaj i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë që të punojnë më shumë mbi kërkesat që ka komuniteti shqiptar i Gucisë. “Rruga Deçan-Plavë, e nisur para shumë viteve, akoma nuk është përfunduar as nga ana e Kosovës, e lëre më nga Malin e Zi. Mendoj dhe besoj që Kosova e ka forcën e ndikimit politik për ta shtyrë përpara këtë projekt. Edhe polisa e sigurimit që paguajmë, 15 euro për 15 ditë, është totalisht taksë ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, meqë shqiptarët janë ata që vijnë në Kosovë”, tha tutje Balidemaj për KALLXO.com

 

  • 1

    Radio